Termat dhe kushtet e perdorimit

Termat dhe kushtet e perdorimit të bicikletave elektrike

Ju falenderojme që  zgjodhni LikSad e-Bike per të pedaluar ne qytet. Shijoje adrenalinen, perjetoje ndjesine!

Per të garantuar nje sherbim sa me dinjitoz dhe korrekt midis të dy paleve, perpara se të dorëzohet bicikleta klienti njihet me termat dhe kushtet përdorimit të bicikletes:

1.      Klienti e merr bicikleten elektrike ne gjendje të mire dhe zotohet se do ta ruaj, mirembaje dhe do të kujdeset per te. Pasi bicikleta kthehet ne vendparkim, stafi dhe klienti e kontrollojne bicikleten per defekte të mundshme nga keqpërdorimi. Klienti paguan demet e bera nga keqpërdorimi, pakujdesia dhe mosmirembajtja e bicikletes.

2.      Klienti le ne mirebesim mjetin identifikues ne vendparkim  gjate kohes që përdor bicikleten elektrike dhe zotohet se bicikleta do të përdoret vetem nga ai. Ose ne raste të vecanta kur klienti është i shoqeruar dhe deshiron të marri disa bicikleta, atehere ai mban pergjegjesine të kujdeset, t’i ruaj dhe t’i mirembaje të gjitha keto bicikleta.

3.      Klienti pranon të zbatoj normat dhe kodet e qarkullimit rrugor me biciklete dhe mbane pergjegjesi per cdo problem të shkaktuar nga mos zbatimi i normave dhe kodeve rrugore. Shpejtesia e maksimale e lejuar me bicikletat LikSad eshte 30 Km/h.

4.      Per të zoteruar nje biciklete elektrike me qira klienti duhet të jete mbi 16 vjec, të dije të ngasi nje biciklete , të jete i afte menderisht per të drejtuar nje biciklete. Gjate drejtimit të bicikletes klienti nuk duhet të jete nen efektin e alkoolit apo substancave narkotike. Klienti duhet të jete ne gjendje të paguaj per cdo dem ekonomik të ardhur nga keta faktore.

5.      Bicikletea elektrike mban vetem nje person me peshe deri ne 95kg. Ndalohet rreptesisht përdorimi nga dy persona njeheresh ose transporti i kafsheve dhe mallrave me te.

6.      Bicikleta elektrike gjate përdorimit nuk duhet ne perfshihet ne gara, xhungelime, spostime, ngritje ne rroten e pare, përdorimi ne terrene jo normale (lejohet përdorimi  vetem ne rruget automobilistike), si dhe cdo menyre tjeter përdorimi e cila sjell deme dhe pasoja ne biciklete. Konstatimi i ketyre rasteve të përdorimit denohet me gjobe e cila është ne vleren 5000L (te reja). Cdo demtim e ardhur nga keto raste përdorimesh paguhet dyfish.

7.      Klienti duhet të parkoje bicikleten ne vende publike, mundesisht zone e vrojtuar me kamera. Keshtu ofrohet me teper siguri per bicikleten gjate kohes që  ajo është ne parkim.

8.      Ne perfshirjet e aksidenteve rrugore, nese policia konstaton që  klienti nuk është fajtor ne aksident, ofrohet shërbimi mjeksor falas per klientin ne spitalin me të mire të qytetit si dhe nje shumë monetare. Nese policia konstaton se klienti është fajtor ne aksident, atehere ai duhet të paguaj demet e shkaktuara.

9.      Ne menyre strikte është e ndaluar heqja, nderrimi, ngjyrosja e cdo pjese të bicikletes elektrike. Është i ndaluar ndryshimi i dizajnit të bicikletes. Klienti pergjigjet monetarisht per cdo veprim të mesiperm.

10.   Per cdo problem i cili ndiqet penalisht midis klienit dhe LikSad e-Bike, klienti paguan shpenzimet e gjyqeve.

11.   Vjedhja e bicikletes perbën krim dhe denohet me burgim dhe gjobe. Nese klientit ia vjedhin bicikleten, detyrohet të paguaj 1.5x vleren e saj. Nese klienti e vjedh bicikleten detyrohet të paguaj dyfishin e vleres se saj si dhe denohet penalisht sipas ligjit ne fuqi.

12.   Ndalohet rreptesisht ecja buzedetit ose ne reren e detit me biciklete. Ndalohet rreptesisht futja e bicikletes ne uje apo kontakti me cfaredolloj lende kimike që  e demton ate. Klienti mban pergjegjesi per pasojat që vijne nga keto faktore.

13.   Ne rast defekti, klienti duhet të njoftoje menjehere që ndren ose servisin e autorizuar. Klienti shperblehet per kohen e humbur gjate defekteve që  i ndodhin bicikletes natyrshem.

14.   Klienti dorezon bicikleten, bën  pagesen dhe merr karten e identitetit. Ne rast se klienti ka demtuar bicikleten apo duhet që  t’i permbahet termave dhe kushteve, ai duhet të paguaj të gjitha detyrimet ndaj LikSad e-Bike që  të marri karten e identitetit. Nese klienti kundershton të paguaj detyrimet , thirret Security ose organet ligjzbatuese dhe e shoqerojne klientin ne rajon.

*LikSad e-Bike ka të drejten e bllokimit të llogarise bankare apo të cfaredo lloj mjeti tjeter financiare ne rast se klienti nuk pergjigjet monetarisht detyrimeve ndaj ketij subjekti.

Unë   ………………………..  pranoj termat dhe kushtet e përdorimit të bicikletes elektrike dhe zotohem se do t’u permbahem ketyre termave dhe kushteve.

__________________________                          ______________________

(Klienti: emri, mbiemri, firma)                             (Ora, data e marrjes)                                    

%d bloggers like this:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close